Avokati i Morinës: Nuk do të ekstradohet në Serbi, çështja do të rishqyrtohet
Ismail Morina nuk do të ekstradohet në Serbi, por çështja e tij do të rishqyrtohet nga fillimi në Dubrovnik. Kështu është shprehur avokati i tij në Kroaci.
“Rikthehet nga fillimi çështja e Ismail Ballist Morinës. Do të rishqyrtohet edhe njëherë nga fillimi, ndërkohë që nuk do të ndodhë asnjë ekstradim. Vazhdon beteja ligjore, paralelisht edhe procedura e azilit që ka kërkuar Islmail Morina”, tha Darko Butigan në një intervistë për Top Channel.
Kujtojmë që sot Gjykata e Shkallës së parë të Dubrovnikut ka vendosur të ekstradojë të ashtuquajturin Ballisti, pavarësisht se dosja e tij u mor përsipër nga autoritetet gjyqësore të rishqyrtohej nga e para.
Kanë qenë familjarët e Morinës ata që kanë vënë dispozicion vendimin e fundit. Pas kthimit të dosjes nga Gjykata e Lartë për rigjykim në Shkallën e Parë, sërish Gjykata e Dubrovnikut ka vendosur ta ekstradojë shqiptarin tek autoritetet e Beogradit.
Tashmë pritet hapi i radhës nga pala mbrojtëse, e cila me shumë mundësi do të vendosë ta apelojë vendimin brenda 3 ditëve sërish në Gjykatën e Lartë.
Paralelisht me procesin gjyqësor, autoritetet shqiptare kanë bërë të gjitha përpjekjet në rrugë diplomatike, por edhe mes dy qeverive që të pengojnë ekstradimin e Morinës drejt Serbisë.
Disa ditë më parë, Ministria shqiptare e Drejtësisë i dërgoi homologes së saj në Zagreb një raport me fakte dhe argumente se përse nuk duhet të ekstradohet Morina në Serbi. Sipas raportit, kërkesa e Serbisë për esktradimin e Morinës është një kërkesë politike dhe se Morinës mund t’i mohohet një proces i rregullt ligjor në Serbi dhe madje mund t’i rrezikohet edhe jeta.
ky eshte lajmi me i mire per 2017.
Urime trim!