Pas shkarkimit të Zvërlevskit, deputetët shkojnë në pushim

Pas shkarkimit të Marko Zvërlevski nga pozita e prokurorit publik, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë nga nesër zyrtarisht janë në pushim. Meqë më 28 gusht është festë në Maqedoni, kurse më 1 shtator është Kurban Bajrami që nënkupton dy ditë jo pune, dita e parë e punës së deputetëve do të jetë më 4 shtator, bëri të ditur për SDK, kryeparlamentari Talat Xhaferi, njofton Portalb.mk.

Xhaferi do të jetë në punë edhe nesër, por kthehet në fund të gushtit për shkak të organizimit të aktiviteteve për seancat kuvendare të cilat fillojnë menjëherë pas pushimit vjetor të Kuvendit. Më 29 dhe 30 gusht do të mblidhen edhe komisionet kuvendare në lidhje me pikat e rendit të ditës së seancave në fillim të shtatorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button