Lorik Cana dhe yje të tjerë në Milano, në përkrahje të Shkëndijës (VIDEO+FOTO)

Nga Milano: Hajrush Mani

Shkëndija e Tetovës sot do të ketë përballjen më të madhe në historinë e saj, përballë do të ketë skuadrën e AC Milan, shtatë herë fituese e Ligës së Kampioneve dhe fituese e shumë trofeve tjerë botërorë si dhe kampione e shumëfishtë e Italisë.

Kuqezinjtë nga Tetova pas tre ditëve qëndrim në qytetin e Modës tani më janë ambientuar mirë në atmosferën e qytetit të Milanos, dhe me optimizëm po e presin ndeshjen e tyre të parë në kuadër të “Play Off-it” të Ligës së Evropës.

Krahas ballistëve, në këtë optimizëm padyshim se ka ndikuar edhe prania e figurave të rëndësishme të artit dhe sportit shqiptar.

Siç mund të vërehet nga fotografitë dhe videot, në përkrahje të kuqezinjve janë pronari i ndërmarrjes “Ecolog”, Lazim Destani, ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare Lorik Cana, këngëtari Mc Kresha, aktori Xhevdet Jashari dhe të tjerë. I pranishëm në këtë drekë ishte edhe djali i kryetarit të Kosovës Hashim Thaçit.

Në drekë krahas yjeve me fanella të Shkëndijës pat edhe me të Milanit, si këngëtari Lyrical Son.

Gjatë pasditës së sotme, lojtarët e KF Shkëndijës kanë pasur drekë të përbashkët. Më poshtë ju sjellim edhe qaste nga kjo drekë.

Ndeshja Milan – Shkëndija e vlefshme për “play offin” e Ligës së Europës zhvillohet sonte në ora 20:45 minuta. Kjo ndeshje do të drejtohet nga arbitri austriak Harald Lehner.

Lorik Cana dhe Lazim Destani

Yje 1yje 3yje 2yje 4yje 5

yje 6

yje 7

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button