Nga zjarri u dogj një shtëpi e braktisur në Zhelinë

Zjarri që dje rreth orës 15:20 minuta shpërtheu në një shtëpi të vjetër të braktisur në Zhelinë në të cilën nuk ka jetuar askush, në pronësi të Z.E. (73) nga ky fshat i Tetovës ka shkaktuar dëm prej rreth 120.000 denarëve, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.

“Zjarri ka shpërthyer në garazh ku është djegur një traktor ‘Leiland’, pronë e një familjari të pronarit të shtëpisë, si dhe disa dyer dhe dritare druri të cilat ishin lënë në objekt. Me intervenimin e zjarrfikësve të Tetovës zjarri për një kohë të shkurtër është lokalizuar. Është kryer ekspertizë, ndërsa dëmi i përgjithshëm material vlerësohet në 120 mijë denarë”, tha Josifovski.

Konfirmohen arsyet për shpërthimin e zjarrit dhe gjithçka tjetër lidhur me ngjarjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button