Emma Stone, aktorja më e paguar e vitit

Emma Stone, sipas revistës “Forbes”, është aktorja më e paguar e vitit.

Ylli i “La La Land” ka arritur të fusë në xhep rreth 26 milionë dollarë gjatë 12 muajve të fundit dhe pjesa më e madhe fitimeve të kësaj periudhe i detyrohet suksesit të muzikalit hollivudian, transmon Top Channel.

Stone mposht kështu emra të njohur si Jennifer Anniston, Emma Watson dhe Jennifer Lawrence, e cila kryesonte listën e vitit 2016 me 24 milionë dollarë e që tani duhet të kënaqet me vendin e tretë. Fitimet e Stone llogaritet të jenë rritur me 160% krahasuar me një vit më parë, kur siguroi 10 milionë dollarë.

28-vjeçarja nuk ka shumë që u ankua për dallimin e pagesave mes aktorëve meshkuj e atyre femra në Hollivud e rrëfeu se bashkëprotagonistët e saj kishin pasur shkurtim page në mënyrë që të fitonin njësoj me të. Jennifer Lawrence e mbajti për dy vjet radhazi kreun e listës së “Forbes” falë parave që i solli roli i Katniss Everdeen në “The Hunger Games”.

Emma Watson ishte e vetmja britanike që bëhej pjesë e renditjes së 10 akoreve më të paguara të vitit, duke u rreshtuar e gjashta dhe ndonëse pasuria e saj shkon rrumbullak në 39 milionë paundë, kjo është hera e parë që “Forbes” e bën pjesë të listës së saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP