Vetëvendosje e quan të papranueshëm sulmin ndaj Ollurit

Edhe për Lëvizjen Vetëvendosje, sulmi ndaj gazetarëve është i papranueshëm e patolerueshëm.

“Lajme të tilla, sikur ky për sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri, që tregon edhe për cenim të shprehjes së lirë dhe sigurisë fizike të gazetarëve, na lëndojnë të gjithëve. Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin sa më shpejt këtë rast duke e trajtuar me prioritet. Sidoqoftë, nuk ka asnjë arsyetim mbi këtë ngjarje të shëmtuar e gjithashtu nuk ka kurrfarë justifikimi që zbardhja e këtij rasti të zvarritet si njëra prej lëndëve të pazgjidhura nga organet e drejtësisë”, thuhet në reagimin e LVV-së.

“Ne i urojmë shërim gazetarit Parim Olluri dhe bashkëshortes së tij dhe shpresojmë ta tejkalojnë lehtësisht këtë ngjarje. Liria e shprehjes e kritikës duhet të mbetet një prej shtyllave që kërkojnë më së shumti angazhim për t’u realizuar si shoqëri demokratike. Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje shprehin solidaritetin e tyre me gazetarin Olluri”, thuhet më tej në reagim.

LEXO: Pacolli: Pavarësia mediale nuk duhet t’i pengojë askujt
LEXO: Thaçi e quan të patolerueshëm sulmin ndaj Parim Ollurit
LEXO: Kosovë, sulmohet gazetari Parim Olluri, AGK dënon sulmin ndaj tij

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button