Talevska nuk është më kryeredaktore e gazetës “Veçer”

Gazetarja Ivona Takevska nuk është më kryeredaktore e gazetës ditore “Veçer”, ajo nga funksioni largohet me kërkesë të saj për shkak obligimeve, këtë gjë e konfirmoi ajo vetë për “Fokus”, njofton Portalb.mk.

“Po, është e saktë se jam larguar nga “Veçer” me kërkesën time. Por do të mbetem në “Sitell” si zëvendëse e kryeredaktorit”, tha Talevska.

Në vend të saj në gazetën “Veçer” si kryeredaktore është vendosur Vesna Miqiq-Bozhinovska.

Ndryshe, Talevska është e akuzuar në lëndën “Tifani” të Prokurorisë Speciale Publike. Rasti “Tifani” është për fshehjen e tatimeve në kompanitë “Smart Centar” SHPK dhe “Smart grup” . Personat juridik sipas PSP-së e kanë dëmtuar buxhetin me 37 mijë euro, ndërsa të akuzuarit me 16-të mijë euro. Muajin e kaluar me kërkesë të PSP-së Gjykata Talevskës i përcaktoi masë për kujdesie gjegjësisht marrje të pasaportës.

LEXO: Larje parash në Maqedoni, “Tabela”, “Treqind”, “Total” dhe “Tifani” rastet e reja të PSP-së (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button