Dy grupe Fejsbuku në Ballkan hapur bëjnë thirrje për incest, pedofili…

Në Fejsbuk tanimë një kohë, tejet publikisht dhe pa kurrfarë censure ekzistojnë grupe të dedikuara për shfrytëzuesit nga Kroacia dhe rajoni, ndërsa të cilët hapur promovojnë dhe bëjnë thirrje për incest, pedofili dhe forma sa më të neveritshme të marrëdhënies seksuale, shkruan Indeksi kroat.

Njëri grup ka mbi 1.800 anëtarë, ndërsa tjetri rreth 200, ndërsa aksesin e kanë, pa dallim që ju kanë folur për siguri në Internet dhe shërbimet të cilat e mbikëqyrin,  tmerrësisht të thjeshtë.

Më saktësisht, me dy klikime cilido fëmijë, i cili e përdor këtë rrjet social hyn në një përmbajtje, nga e cila të rriturit ndjejnë neveri.

Një gazetare e Indeksit me profil të rremë, pa kurrfarë problemi dhe me një klikim, është bërë anëtare e grupit dhe ka kaluar disa ditë në komunikim me anëtarët e saj. Nuk ka pasur kurrfarë mosbesimi, kurrfarë verifikimesh.

Ndërsa materialet me fotograf dhe përmbajtja tekstuale, të cilat pasojë të njëjtën sekondë pas pranimit në anëtarësim, ndërsa pastaj edhe me mesazhe, me të cilat anëtarët mes njëri-tjetrit komunikojnë, janë aq shokuese, sa që nuk mund as të paramendohet.

“Më tepër pëlqej më të rinj se 13”, “Kush nga ju ka provuar marrëdhënie seksuale me nënën e tij”, “Na rrëfeni përvojat tuaja me incestin”, “Më ëmbël është midis vëllait dhe motrës”, “Kërkojmë edhe një çift për incest”, janë vetëm disa nga publikimet në të cilët anëtarët pa kurrfarë problemi diskutojnë.

I lartësojnë pedofilët në profilet e tyre të vërtetë, ndërsa grupet janë përplot me vajza të vogla.

Edhe pse gazetarja ka pritur që shumica e profileve, të cilët i përdorin anëtarët janë të rrejshëm, gjegjësisht se nuk janë regjistruar me emrin dhe mbiemrin e vërtetë të personit, kjo u tregua si tërësisht e gabuar. Një pjesë e konsiderueshme e grupit kanë profil të vërtetë, që pas disa orëve kërkim në Internet, tejet lehtë mund të konfirmohet.

Por tejet shqetësuese është edhe një trend, në grupet e këtilla pas dozës së vëmendjes vijnë vajza nga i gjithë rajoni. Edhe pse sipas fotografive absolutisht është e pamundur të përcaktohet mosha e tyre, sipas mesazheve dhe komenteve të cilët i vendosin, kryesisht është e qartë se bëhet fjalë për fëmijë.

Që ta fitojnë vëmendjen e anëtarëve më të vjetër të grupit, vajzave më nuk u duket e mjaftueshme të veshin mini fund, nën të cilin dukshëm nuk veshin të brendshme, fotografi me dekolte të hapur nga e cila u duken gjinjtë por ka edhe shumë fotografi me marrëdhënie lezbike dhe fotografi të tjera që e tejkalojnë çdo kufi të pritshëm, shkruan Indeks.

Disa hapur kërkojnë sponsorë, saktë me këtë emërtim, ndërsa disa kërkojnë vetëm shoqëri, e cila do t’i ftojë në det dhe do t’ua financojë shëtitjen.

Njëra nga administratoret e grupit është nga rrethina e Sisakut. Administratorët ndryshojnë, por gjatë atyre disa ditëve, që gazetarja e Indeksit i ka kaluar në grup janë ndryshuar tre ose katër. Bëhet fjalë për një vajzë rreth 20 vjeç nga Beogradi, vajzë pak më e moshuar me prejardhje serbe, e cila jeton jashtë shtetit. Një boshnjak, i cili jeton në Suedi dhe një vajzë, e cila jeton në rrethinën e Sisakut. Kjo e fundit në profilin e saj privat e përdorë emrin dhe mbiemrin e saj të vërtetë, emrin e partnerit dhe vendbanimin.

Megjithatë alarmante, por për fat të mirë edhe e pasaktë është informata, të cilin e ka vendosur në profil se punon si kuzhiniere në një shtëpi për fëmijë. Por e dhënë tmerruese për administratoren nga rrethina e Sisakut, me publikime tipike të pubertetit në profilin e saj, është se ka një fëmijë të vogël.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button