Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë e me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite në pjesët perëndimore do të ketë kushte për reshje afatshkurtra të shiut dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët veriore. Indeksi UV do të ketë vlerën 8.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 14 deri 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 30 deri 36 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë e me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët veriore.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 18 gradë, ndërsa ajo e ditës prej deri 33 gradë Celsius.

Deri të shtunën do të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm dhe të ngrohtë. Temperatura e ditës do të jetë në rritje graduale, por do të ndalet në kuadër të mesatares për këtë periudhë të vitit. Më së ngrohti do të jetë të shtunën me temperaturë maksimale deri 38 gradë në juglindje të vendit. Të dielën nga fundi i ditës do të ketë reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut, ndërsa të hënën pritet mot i vranët me reshje më të rrëmbyeshme të shiut, erë e fuqishme veriore dhe rënie e jashtëzakonshme e temperaturës së ditës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button