Estonia mposht Maqedoninë, kualifikimi në duart e Kosovës

Estonia i ka dhënë shpresë Kosovës për të shkuar tutje në fazën e kualifikimeve për Botërorin “Kina 2019”, pasi e mposhti sot Maqedoninë, transmeton Koha.net.

Estonezët arritën të shënojnë edhe fitoren e tretë në Grupin C për të kaluar parakualifikimet si lider i grupit me tre fitore, transmeton Koha.net. Në Tallin estonezët shënuan fitore ndaj Maqedonisë me rezultat 74 – 65.

Përfaqësuesja e Kosovës tani do ta kërkojë të kalojë parakualifikimet në ndeshjen e së shtunës në Prishtinë ndaj Estonisë, ndaj së cilës ka pësuar një humbje.

Vetëm fitorja ndaj Estonisë e dërgon Kosovën në ndeshjet kualifikuese për Botëror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button