VMRO tërhiqet nga debati për Zvërlevskin, pritet votimi për shkarkimin e tij

VMRO-DPMNE tërhiqet nga debati për shkarkimin e kryeprokurorit  Marko Zvërlevski. Sot pasdite deputeti i kësaj partie Ilija Dimovski i dorëzoi mendimin e Komisionit Antikorrupsion kreut të Kuvendit Talat Xhaferi dhe theksoi se VMRO-ja nuk do të bëhet pjesë e shkarkimeve të paligjshme pas çka  deputetët e kësaj partie braktisën seancën.  Me këtë i vihet fundi debatit për shkarkimin e Zvërlevskit.  Ndërkohë që pritet që kreu i Kuvendit Talat Xhaferi të caktoj vazhdimin e seancës ku do të votohet propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit, transmeton Alsat M.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button