Trump: Kim Jong Un mori vendim “të mençur”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përshëndetur vendimin e liderit të Koresë Veriore, Kim Jong UN, për një vendim “të mençur”, duke iu referuar deklaratave të liderit verikorean për mos lansimin e raketave në ishullin Guam, territor amerikan në Oqeanin Paqësor, transmeton REL.

Koreja Veriore nuk e ka mbajtur sekret planin për zhvillimin e raketave, me kapacitet për të bartur koka bërthamore, të gatshme për sulm në Shtetet e Bashkuara, në mesin e tensioneve të rritura mes dy palëve për muaj të tërë.

Trump e ka paralajmëruar Korenë Veriore gjatë javës së kaluar se e njëjëta do të përballet me “zjarr dhe tërbim”, në rast se kërcënon prapë SHBA-në.

Mirëpo mediat në Korenë Veriore, kanë raportuar gjatë ditës së martë se Kim ka shtyer planet pasi sipas tij, ai po pret se çfarë hapa do të ndërmarrë SHBA-ja.

“Kim Jong Un nga Koreja Veriore ka marrë vendim shumë të mençur dhe të arsyëshëm”, ka shtuar Trump sot në Tëitter.

“Alternativat tjera do të ishin katastrofike dhe të papranueshme”, ka shtuar tutje ai.

Koreja Veriore ka injoruar për një kohë të gjatë paralajmërimet e vendeve të Perëndimit dhe nga aleati i saj, Kina, për ndalimin e programit të armëve bërthamore dhe testimit të raketave, të cilat janë në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button