Bill Gates do të dhurojë 4,6 miliardë dollarë nga pasuria e tij

Themeluesi i Microsoft-it dhe biznesmeni më i pasur në botë Bill Gates ka vendosur që ta dhurojë pjesën prej 4 miliardë e 600 milionë dollarëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndërkaq nuk dihet ende se ku do të dërgohet ky donacion. Në formularin për aplikim, nuk ka informacione se ku do të dërgohet ky donacion i fundit i Gates.

Në këtë mënyrë Gates që nga viti 2000 e deri më tani ka dhuruar 16 miliardë dollarë prej aksioneve të tij në Microsoft, dhe kjo do të jetë ndihma më e madhe e tij e bamirësisë deri më tani.

Pasuria e vlerësuar e Bill Gates, nga korriku i vitit 2017 mendohet të jetë 89 miliardë e 900 milionë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button