Lavrov: Moska është kundër bllokimit ekonomik të Koresë Veriore

Moska zyrtare nuk i mbështet thirrjet për bllokimin e ekonomisë koreanoveriore, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov, duke shtuar se pothuajse janë shteruar të gjitha opsionet për kryerjen e presionit ekonomik ndaj këtij vendi.

“Janë shteruar masat potenciale për kryerjen e presionit ekonomik ndaj Phenianit, ndërsa Moska e kundërshtoi iniciativën që e propozuan disa “partnerë për bllokimin ekonomike të Koresë Veriore, deklaroi Lavrov, transmetoi agjencia ruse TASS.

Lavrov, gjithashtu, u përqendrua edhe ndaj situatës së Venezuelës, duke vlerësuar se kriza në këtë vend është e nevojshme të zgjidhet përmes rrugës së qetë dhe pa intervenim të jashtëm.

Komentet e reja vijojnë pasi presidenti amerikan Donald Tramp u kërcënua me intervenim të mundshëm ushtarak në këtë vend të Amerikës jugore, për shkak se presidenti i Venezuelës Nikollas Maduro urdhëroi mbajtje të stërvitjeve ushtarake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button