Rama mbështet Vuçiç: Ndiej dhimbjen e vendosmërinë për të zgjidhur Kosovën

Kryeministri Rama, në një intervistë për gazetën serbe “Blic”, e përshëndeti nismën e presidentit Aleksandar Vuçiç për nisjen e një dialogu të brendshëm në Serbi mbi çështjen e Kosovës, transmeton Top Channel.

Rama komentoi opinionin e Vuçiç dhe tha se “të lexoja atë pjesë më bëri të ndiej dhimbje të vërtetë, ashtu sikurse vendosmëri mbresëlënëse”.

Rama thotë se ishte “një xhest i lavdërueshëm idershipi. Aleksandar Vuçiç solli një vizion shumë kurajoz për të ardhmen e Serbisë dhe Kosovës”. Por, kryeministri thotë se sheh zgjidhjen te njohja e Kosovës nga Serbia, sa më herët aq më mirë.

“E thjeshtë. Njohje e plotë e Republikës së Kosovës nga Serbia. Megjithatë, e di se është shumë më e lehtë në të thënë, sesa në të bërë, kur vendos veten në pozicionin e Aleksandar (Vuçiç). Pra, le të themi, për momentin zgjidhja është të punojmë fort, të gjithë bashkë, për zgjidhjen. Me durim, frontalisht dhe në mënyrë jokonvencionale. Ne të gjithë duhet të kemi parasysh se gjetja e një zgjidhjeje për këtë çështje është në interes të të gjithëve, jo vetëm të shqiptarëve”, thekson kryeministri Rama.

Por i pyetur mbi një tjetër qëndrim, atë të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, se Kosova duhet të ndahet, kryeministri ka këtë përgjigje.

“Nuk ndihmon t’ia nisësh nga kjo. Ajo që është më e nevojshme në këtë fazë është ekzaktësisht çfarë presidenti juaj ka nisur si një dialog të brendshëm, që nuk do të ishte i pakuptimtë të niste, të ndodhte edhe në Kosovë e Shqipëri”, shprehet ndër të tjera Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button