Policia gjermane në kërkim të 22 ton çokollate të vjedhur

Në Gjermani janë vjedhur 22 ton çokollatë, ndërsa policia është angazhuar në zbardhjen e rastit, raporton Anadolu Agency (AA). 

Zëdhënësi i policisë, Martin Ahlich, deklaroi se gjatë fundjavës në Neustadt është vjedhur një rimorkio ku ishin çokollatat.

Ahclih tha se në mesin e çokollatave të vjedhura ndodhen edhe prodhime të brendeve të njohura botërore, vlera e të cilës llogaritet nga 50-70 mijë euro.

Ai shtoi se ai supozohet se autorët e vjedhjes i kanë transportuar me kamion dhe se policia është duke punuar për kapjen e tyre.

Sipas tij, ende e është e paqartë nëse autorët e ngjarjes ishin në kërkim të çokollatave apo rimorkios.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button