SHBA: Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa kundër radikalizimit të ndërlidhur me religjion

Kushtetuta e Kosovës e ndalon diskriminim religjioz dhe mundëson liri të fesë”, shkruan në fillim të kapitullit për Kosovën në Raportin Ndërkombëtar të Lirive Fetare për vitin 2016 të Departamentit amerikan të Shtetit, i cili është publikuar sot, përcjell REL. 

Mëtutje theksohet se “legjislacioni nuk lejon që grupet fetare të regjistrohen si entitete juridike, duke krijuar pengesa për ato në kryerjen e punëve të tyre. Qeveria e ka miratuar, ndërsa në Parlament është shqyrtuar, por nuk është votuar për propozimligjin, me të cilin do të lejohej regjistrimi i grupeve fetare si entitete juridike, në mënyrë që ato të mund të ushtronin aktivitet dhe çështje juridike me shtetin dhe entitetet private”.

Në këtë kuadër, në raport thuhet se “Komuna e Prishtinës, duke e cituar mungesën e lejes së ndërtimit, i ka ndalur murgjit ortodoksë serbë nga pastrimi dhe riparimi i dritave në Kishën e Shpëtimtarit, e cila ende është e papërfunduar, pasi vandalët ia kishin vënë zjarrin”.

Qeveria e Kosovës kishte punuar me Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) për ta luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe e ka dënuar vandalizmin në vendet religjioze”, thekson raporti i Departementit amerikan të Shtetit në kapitullin për Kosovën.

Protestuesit kanë hedhur gurë dhe kokteje molotovi kundër pjesëmarrësve të disa ngjarjeve me pelegrinë ortodoksë serbë. Në një incident, protestuesit etnikë shqiptarë kanë hedhur gurë dhe i kanë parandaluar pelegrinët ortodoksë serbë nga pjesëmarrja në një manifestim në Mushitisht. Në disa raste, vandalët i kanë dëmtuar pasuritë religjioze të Kishës Ortodokse Serbe, përkundër mbrojtjes nga ana e Qeverisë. Një serb entik e ka dëmtuar një xhami myslimane”, shkruan në raport dhe theksohet se “përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara shpeshherë janë takuar me zyrtarët qeveritarë për të kërkuar tolerancë fetare, kalim të legjislacionit për lejimin e institucioneve fetare për të fituar status juridik dhe për implementim të plotë të legjislacionit, që i mbronë vendet fetare dhe për të diskutuar për përpjekjet për zgjidhjen e kontesteve të pasurisë fetare”.

Ambasada është angazhuar me komunitetet religjioze për të diskutuar për qasje në varrezat për protestantët dhe ishte kosponzore e një konference për rolin e femrave në dialogun ndërfetar dhe kundërshtimin e esktremizmit të dhunshëm”.

Në pjesën e raportit “Praktikat qeveritare”, theksohet se Qeveria e Kosovës “ka ndërmarrë hapa për kundërshtimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm të ndërlidhur me religjion”.

Sipas komuniteteve të religjionit, “Qeveria ka vazhduar t’i përgjigjet dhunës dhe vandalizmit në shoqëri, kundër disa komuniteteve religjioze pakicë”.

Nga ky raport i gjatë, veçojmë edhe rastin ku theksohet se “më 26 korrik prokurorët e kanë akuzuar klerikun iranian, Hasan Azari Bejandi, për pastrim të parave nëpërmjet një organizate joqeveritare nominale, që ai e operonte”.

Autoritetet thanë se Bejandi ishte shef i Fondacionit “Kuran” në Kosovë, ku përfshiheshin pesë organizata shiite, të cilat ai i drejtonte në Kosovë, me lidhje në Iran.

Policia e Kosovës, shkruan mëtutje në raport, nuk e ka arrrestuar Bejadin, pasi ai ishte larguar nga vendi më 28 korrik. Menjëherë pas kësaj, Qeveria e Kosovës i ka mbyllur të pesë organizatat.

Në pjesën e raportit për Shqipërinë, theksohet se Kushtetuta e këtij vendi garanton liri të religjionit dhe ndërgjegjes.

Qeveria i ka legalizuar 137 xhami gjatë vitit, në krahasim me gjashtë sosh para një viti”, theksohet në raport dhe shtohet se “grupet fetare kanë raportuar një lloj të progresit në qindra kërkesa ndaj Qeverisë për kthim të pasurisë së konfiskuar gjatë periudhës komuniste”.

Këshilli ndërfetar, që konsiderohej të funksiononte si forum i liderëve të komuniteteve religjioze të vendit, për të diskutuar për shqetësimet e përbashkëta, nuk është takuar, siç kishte ndodhur në vitet e kaluara”, thekson raporti dhe shton se “Papa Françesk e ka mbajtur një audiencë në Romë me liderin e komunitetit global të bektashinjëve, me seli në Tiranë, që ishte audienca e parë e këtillë për ndonjë lider fetar nga vendi me Papën”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button