Porositë online, Posta e Maqedonisë do t’i sjellë në shtëpitë e juaja

Dërgesat nga porositë përmes internetit të cilat arrijnë në Postën e Maqedonisë transformohen në dërgesa të rekomandimeve, të mjeteve u ngjitet bar-kod i veçantë dhe evidentohen në sistemin për ndjekje të dërgesave të Postës së Maqedonisë, kjo edhe përkundër faktit që asnjë nga  direktivat e Unionit Postarë Botërorë nuk na obligon për një gjë të tillë, njofton Portalb.mk.

“Të gjithë qytetarët të cilët blejnë përmes internetit nga shitës jashtë vendit, arritjen e dërgesave të tyre në Postën e Maqedonisë dhe realizimin e dorëzimit tashmë mund ta përcjellin përmes sistemit për ndjekje të dërgesave, i vendosur në faqen e internetit“, thuhet në njoftim e PM-së.

Me këtë Posta e Maqedonisë synon të rrisë sigurinë e këtyre dërgesave postare dhe me një transparencë të lartë do të eleminojë të gjitha dyshimet për humbjen e qëllimshme ose të pa qëllimshme të dërgesave me porosi përmes internetit nga Posta e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button