Filloi regjistrimi në Universitetin e Tetovës, të lira 4000 vende

Drejtoria e Universitetit të Tetovës është e kënaqur me jehonën e maturantëve dhe interesit të tyre për regjistrim në UT në vitin akademik 2017/2018, kumtoi sot prorektorati për arsim Reshat Qahili në konferencë për shtyp me rastin e fillimit të afatit të parë të regjistrimit.

“Sipas konkursit të publikuar në korrik, për gjithsej 60 programe studimore në 13 fakultete të UT-së sivjet mund të regjistrohen 4000 studentë të rinj. Regjistrimet filluan sot dhe do të zgjasin deri të premten, ndërsa rezultatet fillestare do të publikohen në orën 8:30 të hënën”, infomon Qahili.

Ai përsëriti se sipas konkursit të publikuar, studimet e disperzuara të UT-së do të jenë në pezullim edhe sivjet nuk do të regjistrojnë studentë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button