KF Shkëndija arrin në Milano (VIDEO)

16:45– KF Shkëndija ka arritur në aeroportin e Milanos.

Siç mund të shihet nga videoja e publikuar nga Portalb, futbollistët duken shëndoshë e mirë.

Aterimi i tyre në aeroportin e Milanos i paraprin duelit AC Milan-KF Shkëndija që pritet të luhet të enjten me fillim prej ora 20:40, në stadiumin “San Siro”.


________________________________________________

13.30-Për më shumë se një orë pritjeje në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup, futbollistët e KF Shkëndija u nisën për në qytetin italian, Milano.

Në aeroport ishte edhe pronari i ndërmarrjes “Ecolog” i cili para nisjes së futbollistëve për në Milano, dhe të tij për në Gjermani, shprehu besimin se KF Shkëndija do të ketë rezultate të mira në San Siro.

“Kjo është një ndeshje e rëndësishme dhe prandaj jam këtu që t’iu jap mbështetje të drejtpërdrejtë trajnuesit teknik dhe lojtarëve. Nuk pata fatin që t’i përcjell këto për në Milano sepse unë po shkoj për në Gjermani. Mirëpo, të enjten do të jem në San Siro. Shpresojmë se me këtë vullnet të madh që e kemi do të kemi edhe një rezultat të mirë. Ju uroj rrugë të mbarë dhe shihemi në San Siro”, tha Destani.

 

Rruges 1

Rruges 2

Rruges 3

rruges 4

Rruges 5

rruges 6

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button