Filloi regjistrimi i studentëve në Universitetin “Nënë Tereza”

Afati i parë i regjistrimeve të studentëve të rinj për vitin e ri akademik 2017-18 në Universitetin “Nënë Tereza” do të bëhet prej sot deri më 18-të gusht, njofton Portalb.mk.

Regjistrimi bëhet në Zyrën për informim të studentëve (Rektorati i UNT).

Në konkursin e hapur për pranim të studentëve në vitin akademik 2017/2018 në UNT mund të pranohen 1580 studentë përfshirë edhe programet studimore të reja të cilat u akredituan këtë vit.

Aplikimi i studentëve mund të bëhet në programet studimet si shkenca e sportit, inxhinieri elektronike, mbrojtje e hapësirës jetësore, inxhinieri ekonomike, ndërmarrësi dhe të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button