Universitetet e Maqedonisë askund në listën e Shangait, ja cili është universiteti më i mirë në botë

Edhe sivjet asnjë nga universitetet e Maqedonisë nuk u gjet në top “500” universiteteve më të mira të listës prestigjioze të Shangait, njofton Portalb.mk.

Sipas listës, universiteti më i mirë në botë është Harvardi, ndërsa pas tij vijojnë Stanford, Kemrixh, MIT, Berkli,Prinston, Oksford, Kolumbia, Kalifornia dhe Universiteti në Çikago.

Midis dhjetë universiteteve të para në këtë listë janë tetë universitete amerikane dhe dy britanike.

Lidhur me rajonin, në listë janë vetëm Universiteti i Beogradit, i cili është i pozicionuar midis vendit 201 dhe 300 dhe Universiteti i Lubjanës, i cili është në grupin prej vendit 401 deri në vendin 500.

Përveç universiteteve të Maqedonisë, në listë nuk janë edhe universitetet nga Kroacia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Lista e Shangait, të cilën e publikon çdo vit universiteti Xhia Tong nga Shangai, është një nga listat më prestigjioze, e cila i rendit 500 universitet më të mira në botë.

Listën e 500 universiteteve më të mira mund ta shihni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button