Shqiptarët e vitit 1922 më të shëndetshëm sesa sot, gjenerali kanadez tregon me çfarë ushqeheshin (FOTO)

Auron Tare, i njohur për studimet e tij në historinë dhe traditën shqiptare, ka publikuar një pjesë letre që një mjek kanadez, Gjeneral brigade, në shërbim në Shkodër gjatë vitit 1922 i shkruante një reviste mjekësore për gjendjen shëndetësore të shqiptarëve.

Në rreshtat e tij kuptojmë që ndryshe nga ç’mund të imagjinonim shqiptarët nuk kanë qenë një popullsi shumë mishngrënëse dhe ishte pikërisht regjimi i tyre me perime të freksëta që u jepte vitalitet dhe shëndet të mirë, transmeton Revista Class.

13. Maj.1922

Gjenerali i Brigades Dr. Frederik William Burnham i Ushtrise Britanike qe ishte pjese e forces nderkombetare ne Shkoder, ne nje leter per Royal Medical Society shkruan:

“Zoterinj gjate nje viti kam vizituar, operuar apo trajtuar 20,133 paciente qe kane ardhur ne Ambulancen e Kryqit te Bardhe ketu ne Shkoder. Zbulimet negative nuk jane me pak interesante se ato pozitive. Vetem nje rast me kancer dhe megjithe numrin e madh te pacienteve asnje rast me apandesit. Shqiptaret vendas hane shume rralle mish dhe ushqehen me perime te fresketa, grure te zier, buke dhe prodhime bulmeti. Keta jane nga njerezit me vitale dhe me te forte ne bote. Keta njerez i japin shume rendesi zbrasjes se stomakut duke dale jashte tre here ne dite dhe duke zbrazur edhe zorren e trashe. Ky eshte ritmi natyral i zorreve per njerezit qe jetojne jo me mish. Me mishngrenesit ndodh fenomeni i kalbjes se mishit ne kolonen e zorres dhe si rrjedhim sjell helme qe paralizojne stomakun dhe sjellin kapsllek, kolit dhe apandesit nepermjet zgjatimit te kolones ne apandesit”, shkruante Gjenerali.

Ndërkohë, Auron Tare vazhdon…

“Pra Shqiperia e 1922 kishte nje rast kanceri ne 20 mije paciente. Sipas Gjeneralit kanadez shqiptaret jane nje prej racave me te forta dhe energjike ne bote. Po sot? A jane shqiptaret nje race e forte dhe energjike si stergjysherit e tyre? Ndryshimi i jeteses dhe ne vecanti ushqimi jashtezakonisht i demshem qe po konsumojne shqiptare ka bere qe rritje e semundjeve te jene alarmante me shifrat e tyre”, shkruan Tare.

Ndërsa ne mund të imagjinonim që sidomos në zonat e njohura për blegtorinë, do kishim popullsi mishngrënëse, ky përshkrim tregon që shqiptarët janë ushqyer shumë vite më parë, siç rekomandohet sot nga mjekët dhe dietologët me shumë perime dhe produkte të freskëta.

Rëndësia e ushqyerjes së shëndetshme nuk është vetëm një alarm i kohës, tani po vjen edhe si zë nga e shkuara, siç ishte kjo letër e Gjeneralit kanadez, që Auron Tare propozon të kthehet në emrin e një rruge në Shkodër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button