India shënon përvjetorin e 70-të të pavarësisë

Kryeministri indian, Narendra Modi, i ka bërë thirrje popullit të tij, që t’i ndihmojë për ndërtimin e një shteti të bashkuar, duke premtuar largimin e korrupsionit dhe krijimin e një qeverisje të mirë.

Gjatë fjalimit të tij, për shënimin e përvjetorit të 70-të të pavarësisë së Indisë nga qeverisja britanike, Modi ka premtuar transparencë, në mënyrë që t’i jap fund ryshfetit që me të cilin është përballur vendi me dekada, njofton REL.

Modi ka thënë po ashtu se India është mjaftueshëm e fortë për mbrojtjen e kufinjëve të saj kundër rreziqeve me të cilat mund të përballet vendi, pasi rritjes së tensioneve tek fqinjtë e saj, në Kinë dhe Pakistan.

India akuzon Pakistanin për dërgimin e “terroristëve”, afër kufirit, për të luftuar me focat e sigurisë në Kashmir, rajon i administruar nga India.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button