Çfarë shkakton fjalia “nuk kam çfarë të vesh”

Shumica e femrave në mëngjes janë nën stres, sepse pas zgjimit pason qëndrimi i ngrysur para dollapit dhe shprehja e fjalisë së famshme “nuk kam çfarë të vesh”.

E vërteta është, natyrisht, larg nga kjo, sepse rroba ka shumë, që edhe është arsyeja se pse është vështirë të merret vendimi, ndërsa psikologia Jo Hemmings thekson se kjo fjali është një rrezik për shëndetin, shkruan koha.net.

“Pasja e shumë opsioneve njihet si ‘paradoks i zgjedhjes’. Kjo vlen jo vetëm për rroba, por edhe në situata të ndryshme të jetës, për shkak se mundësia e madhe e zgjedhjeve mund të shkaktojë anksiozë. Me fjalë të tjera, kur përballemi me shumë zgjedhje, truri ynë edhe ashtu i mbingarkuar është nën presion dhe stres edhe më të madh dhe kështu bëhemi më të shqetësuar në lidhje me zgjedhjen e kombinimeve të veshjeve”, shpjegoi psikologia Jo Hemmings.

Për ta larguar këtë ndjenjë, Hemmings sugjeron organizimin e dollapit sipas ngjyrave apo llojeve të veshjeve, ndërkohë që preferohet t’i largoni rrobat që janë jashtë sezonit, transmeton Koha.net. Ajo gjithashtu këshillon që një natë më parë të zgjidhni çfarë do të vishni, në mënyrë që në mëngjes të mos jeni nën stres.

“Para se të shkoni në shtrat, zgjidhni atë që do ta vishni – nga të brendshmet e deri te këpucët. Dhe mos ia lejoni vetes që ta ndryshoni mendjen”, thotë ajo.

Hemmings beson se një nga gjërat kryesore është pastrimi i dollapit dhe largimi i rrobave që nuk i keni veshur gjatë vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button