Koalicioni Kaotik

Kaosi është shumë surprizues në vetën e saj/tij. Ekziston një linjë e holle që e dallon ate nga rendi, është jolineare dhe e paparashikueshme. Ajo çka na mëson neve është se duhet të presim të papritshmen dhe gjërat si fenomene që shpeshhere janë përshkruar nga fraksionet matematikore që kapin kompleksin infinit te natyres (ajo që rritet nga vetëvetja).Dallimi mes modalitetit natyror dhe fenomenologjik është në formë të korrespondencës me konstitucionin e materies në realitet dhe kuptimit si premisë e supervizionimit të dijes së objektit nga ajo që e quajme botë reale.

Kundrejtë Freges e cili bënte dallimin mes kuptimit te fjalës dhe lidhjes së saj Husserl-i kuptimi dhe lidhja e fjalës janë sinonime. Kuptimi fenomenologjik na jep në mënyre rigoroze prepozicionet e quajtura reduktimi fenomenologjik që nuk është i kushtëzuar por është transcedental, një ndërgjegjie e pastër, jo e kulluar, e qënies absolute. Që nga lashtësia është përpjekja e njeriut për të njohur dhe zotëruar sendet, mirëpo këto sende zotërojnë fshehtësinë e tyre. Husserli na tregon se duhet një art i madh që të mësohet të shikuarit e sendeve ashtu siç janë pa hyrë në tendencen e shikimit të sendeve (çfarë është sendi) me përceptimin e nënshtrimit, copëtimit ose përdorimit. “Kështu që fenomenologjia është arti për të mos bërë shumë, sepse të gjitha hapat metodologjike të saj konsistojnë në : të mos merret parasysh; të hiqet dore prej; të çlirohesh nga;”(A.Anxhaku). Hapat metodike që përdore Husserl-i i quan kllapim!, që nuk e mohon ekzistencën e botës por përjashton hamendjet dhe paragjykimet tona në lidhje me të dhe e bukura e kësaj se proçesi që zhvillohet brenda këtyre kllapave quhet epoke. Jo ajo epoka ne kontekstin kohor por epoka ku veçohet të gjitha elemente që nuk i përkasin ‘vetë objektit’ si fenomen. Skeptikët më këtë shprehin pezullimin e gjykimeve dhe të përfundimeve sepse asnje dije nuk është e sigurtë. Mirëpo duke referuar se dija është nje bagazh e cila gjithnjë e më shumë shkon duke u mbushur që në kohen e caktuar ajo zbrazet dhe fillon e mbushet prap bën që Locke me tabulla rasa e tij te fillojë përsëri dhe përsëri dhe përsëri nga e para. Shumë objekte nxjerrin në pah pronësi faktike duke sjelle sjellje kaotike. Duke njohur anën kaotike faktet natyrore mund të na japin një pikëpamje të re mbi botën, kaosi nuk është thjeshtë një çrregullim i thjeshtë, ajo eksploron tranzicionin mes rendit dhe çrregullimit që në të shumtën e rastëve na paraqitet në mënyra që me të vërtetë na mahnit.

Teoria e kaosit është një grumbullim matematikor i fokusuar në sjelljen e sistemit dinamik (fuqi, vrull). Diferencat e vogla në kushtet fillestare duke ndarë të ardhurat e jashtme për sistemin dinamik referohet te efekti flutur, e përgjithësuara më terme predikative të sjelljes në përgjithësi. Sjellja në të ardhmen e afërt është e determinuar nga kushtet fillestare ku patjeter që përfshihen elementet bazike. Natyra determinuese e sistemin dinamik nuk jep parashikime dhe në të shumten e rasteve sjellja është e njohur si kaotike determinuese. Sjellja kaotike ekziston në shumë sisteme dhe ka aplikime ne disiplina të shumta si në sociologji, fizikë, shkenca natyrore, inxhinieri, ekonomi, ekologji dhe pashmangshmërisht edhe në filozofi. Sistemet kaotike mund të jenë të parashikueshme për një instancë dhe pastaj ato shfaqet si të rastit.. shoqëritë e mëdha e lëkundin balancën e pushtetit në vendin e tyre që kjo pason me ndryshimin e natyrës së konstituimit duke u ikur lokalizmave për të siguruar një pushtet ku qëndron i palëkundshëm. Decentralizimi radikal është një çmontues i qëverisjes burokratike dhe jep nje shprehje kolorite duke injektuar forma të kaosit brenda pushteti qëndror dhe lokal. Shprehja ‘plani do funksionoje bën që njerëzit e ‘mençur’ ulen në një hapësirë dhe planifikojnë se si komuniteti zhvillon dhe beson që kjo nuk mund të funksionoje por ka njerëz që duhet ti bindin që mund të funksionojë. Domosdoshmëria e teorisë së kaosit paraqitet e preferueshme sepse determinon që njerëzit të rishikojnë përsëri atë që dëshirojnë edhe pse kritikët paraqësin që koalicioni kaotik mund të jetë destruktiv dhe kreativ. Veprimi më i mirë që mund të ekzekutohet është tu ipet pushteti njerëzve dhe ata ti  mbajmë larg shtetit, aty ku karrikat e vjetra mund të shërbejnë si shkollat klasike për të mësuar parimet baze te qëverisjes dhe ushtrimit të pushtetit sepse është shumë e dukshme të kesh pushtetin është një gjë por ta ushtrosh pushtetin është një gjë tjetër sepse edhe mendimet nuk mund të marrin forme nëse ato nuk ekzekutohet. Edhe historia ekzekutohet :”Gjithçka që është mësuar falë traditës dhe nuk i përket përvojës vetjake nuk hyn në fenomen (dijet hipotetike përjashtohet nga kllapat) ose ndryshe quhet reduktimi historik.

Në jetën e përditshme nëse diqka shqyrtohet përtej paragjykimeve, kjo është paksa e vështire, si hap i parë ndodh me vendosjen e kllapave dhe fillimi i proçesit të reduktimit historik. Shoqërite e mëdha vuajnë nga problemi i para dhe prapa gjykimeve sepse ëndrra e shoqëri e madhe merr konotacione negative politike që mund të realizohet një kaos kreativ. Demokracia postkoduese mund të rezultoje më një kaos kreativ duke ofruar zgjidhje të ndryshme në vendë të ndryshme me lokalizma dhe koalicione që mund të lëshohen më kompeticione centrale. Shoqërite e mëdha kërkojnë shuma të mëdha parash duke shtrire këmbet përtej jorganit duke ikur shoqërisë së madhe klasike ku idea rezidente nuk funksionon më sepse në vend të vullnetarëve duhet të pajtosh profesionistet sepse aty ku ka pune ka profesioniste te trajnuar sipas punës që është e kërkuar nga tregu sepse ata mund të arrijnë rezultate shumë të mira dhe prosperuese. Frika nga reformat prek shumë nga shtresat e kërcënuara sociale, ekonomike, politike dhe njerëzore. Si shoqëri e madhe që kërkojmë të shndërrohemi harrojmë atë që besojmë që e dimë mirë dhe përqëndrrohemi në aktet dhe jo faktet e ndërgjegjes që përceptojmë. Sipas shkencave shoqërore dhe njerëzore shpresa frutdhënëse e aplikimeve të shëndosha mund të formalizohet kur teknikat analitike aplikohen në fushën e politikave globale dhe implikimi i politikës në shkenca sociale. Metodologjia e ekspliciton intereset dhe rrugët e ndryshme të këtyre teknikave, kaosi determinues dhe analiza jolineare mund të kenë qënë mbuluar nga pluhuri historik dhe fenomeni politik, social, ekonomik, mediatik e nxjerr në pah atë. Të jesh bë politikë je në polisin tënd por të ushtrosh politikën je në përcëllimin e polisit tënd.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button