Vazhdon debati i Kuvendit për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë debatin për shkarkim të prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë Marko Zvërlevski.

Propozimi për shkarkim të Zvërlevskit është parashtruar nga Qeveria për shkak të, siç thuhet në elaborim, ushtrimit joligjor, jo në kohë dhe me profesionalizëm të pamjaftueshëm të funksionit. Gjithashtu, në dokument thuhet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimet e tij ka treguar se nuk është i aftë për ushtrim të funksionit, si dhe për shkak të asaj që nuk ka dorëzuar kërkesë për ngritje të procedurës penale për raste të parapara me ligj dhe prishje të prestigjit të funksionit.

Kërkesa e Qeverisë, për deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare, është e pabazë dhe e paargumentuar. Ata u referohen nenit 8a nga Kodi zgjedhor me të cilin, siç thonë, është theksuar se të gjithë procedurat për emërim dhe shkarkim të funksionarëve nuk guxojnë që të ndodhin kur janë shpallur zgjedhje.

Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së Tomisllav Tuntev në seancën e djeshme përsëriti se deputetët e LSDM-së nuk do të marrin pjesë, siç tha, në debatin e pakuptimtë që po e zhvillojnë deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare.

Në rend dite të kësaj seance janë edhe rreth 30 pika.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button