Kosovë, a u shkel kushtetuta në seancën konstituive?

E krejt atë se çfarë ndodhi në seancën e sotme konstituive e shpjegon njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu. Ai madje ka folur edhe për nismën e LDK-së për të kërkuar sqarim nga Gjykatës Kushtetuese rreth ligjshmërisë së veprimeve të koalicionit PAN, i cili po bojkoton këtë seancë.

Lidhur me seancën konstituive që u mbajt në mungesë të koalicionit PAN e që kjo e fundit po konsideron se është shkelur kushtetuta, ka komentuar edhe njohësi i kushtetutës Mazllum Baraliu.

Ai thotë se meqenëse nuk është marr asnjë vendim në këtë seancë, nuk mund të ketë ndonjë shkelje kushtetuese.

Madje ai tha se fajtor dhe përgjegjës për këtë zvarritje të formimit të institucioneve është vet PAN-i.

Ndërsa, sa i përket afatit të fundit për formimin e institucioneve, Baraliu thotë se nuk ka datë të caktuar si pasojë e mangësive të vetë kushtetutës.

“Si pasojë e mangësive që ka Kushtetuta në fuqi , kjo çështje e zgjedhjet dhe propozimit të Kuvendit të Kosovës nuk është e definuar deri në fund nga Kushtetuta, pikërisht këtë vakuum kushtetues po e përdorin , po abuzojnë me të disa segmente politike duke e shtyer dhe zvarritur këtë proces i cili ka mundësi teorike dhe doktrinare që deri në pakufi deri të mbyllet seanca konstituive , të zgjidhet kryetari i kuvendit dhe nënkryetarët.

Madje Baraliu tha se nisma e LDK-së që t’i drejtohet gjykatës kushtetuese për të shpjeguar ato që po ndodhin në kuvend është plotësisht e drejtë dhe kushtetuese.

“Përfaqësuesi i cili tash është edhe kryetar i LDK-së .. ka të drejtë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me shpjegim për atë se çfarë po ndodh me zgjedhjen e kryetarit të kuvendit në bazë të ligjit 67 paragrafi 2.”

Në këtë iniciativë drejt gjykatës kushtetuese Baraliu tha se do të duhet të shpjegohet edhe për drejtën diskrecionale në vendimin e vitit 2014 ku i jepet të drejtë presidentit të vendos se kujt ia jep mandatin për të formuar qeverinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button