Zhvillimi i fundit, Wi-Fi do jetë 100 herë më i shpejtë

Një zhvillim i ri teknologjik që po vjen do lumturojë të gjithë personat që përdorin celular.

Studiuesit amerikanë kanë dërguar sinjale duke përdorur valët ‘terahertz’, të cilat kanë frekuencë më të lartë se njësitë e Wi-Fi në ditët e sotme.

Përdorimi i këtyre valëve bën që një person të lundrojë në internet rreth 100 më shpejt se përpara.

“Ne kemi treguar se mund të transmetojmë burime të vecanta të të dhënave në valët terahertz në shpejtësi shumë të larta ku gabimet janë shumë të vogla,” – tha profesori Daniel Mittleman për Metro.

Pritet që ekipi i tij të sjellë së shpejti këtë metodë ku rrjetet do funksionojnë nën përdorimin e valëve terahertz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button