Zbulohen statistikat: numrat fitues më të përzgjedhur në llotari janë këto!

“I ra llotaria” – është kjo shprehja që ne, shqiptarët, e përdorim jo vetëm në aspektin ekonomik, por për shumëҫka tjetër. Duke filluar nga emigrimi, e deri tek një martesë e lumtur, lidhja me fitimin e ‘llotarisë’ bëhet kurdoherë. Nga ana tjetër, në të gjithë botën, loëra të këtij lloji të konsideruara ndryshe dhe si ‘lojëra fati’, frekuentohen nga miliona njerëz, të cilët, në një mënyrë apo në një tjetër, shpresojnë për një fitore sado të vogël, shkruan Borod.al. 

Kështu, ndjekësit e këtyre formave argëtimi shpesh janë ata të cilët nuk e mendojnë javën pa disa orë të dedikuara vetëm llotarisë. Në të shumtën e rasteve, kur rrethojmë numrat, këto të fundit lidhen me ditëlindjet ose moshat tona apo të familjarëve. Analizat dhe statistikat në këto vite, kanë treguar se janë disa shifra, të cilat shpallen më së shumti fituese, e në krye të listës qendron numri 16! Njëkohësisht, këto janë dhe numrat më të rrethuar nga masa. Studimi është kryer nga platforma e llotarive ‘online’, Jackpot.com, e cila ka marrë si rast studimi 15 pika ndërkombëtare, ku përfshihen: EuroMillions, UK Lotto, US Poëerball dhe Irish Lotto. Më poshtë ju paraqesim me numrat me fat më të qarkuar, por dhe me ato më pak ose aspak fituese, të cilat shumica nuk preferon t’i përzgjedhë:

NUMRAT MË ME FAT

16, 22, 28, 37, 6, 3

NUMRAT MË PA FAT

18, 46, 40, 41, 32, 36

Paҫi fat!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button