Zëvendëskryeministri Osmani nesër do takohet me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përgjegës për Çështje Evropiane Bujar Osmani, do të realizojë mëngjes pune me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në takim janë ftuar ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Republikës së Kosovës, Republikës së Malit të Zi dhe Republikës së Serbisë.

Në këtë takim të parë nga një sërë takimesh koordinative të parapara me ambasadorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të diskutohen temat siç janë: Strategjia e zgjerimit të BE-së dhe cikli i ardhshëm i Raportit të KE-së për këta vende, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, Procesi i Berlinit dhe bashkëpunimi rajonal e cila rrjedh prej saj, shfrytëzimi efektiv i fondeve IPA, shkëmbim i informatave të interesit të përbashkët, bashkëpunimi ndërkufitar etj.

Para fillimit të takimit, i cili parashihet të mbahet me fillim në ora 09:30 në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, zëvendëskryeministri Osmani do të japë deklarata për media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button