Katër shtete evropiane dhe SHBA-ja iu bënë thirrje liderëve politik të Kosovës për t’i tejkaluar dallimet
Katër shtete evropiane dhe SHBA-ja iu bënë thirrje liderëve politik të Kosovës t’i harmonizojnë dallimet që e bllokojnë shtetit
Në deklaratën e ambasadave të SHBA-së, Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë, shprehet shqetësim për situatën politike në Kosovë.
“Jemi të shqetësuar me situatën politike në Kosovë. Kosova është duke u ballafaquar me shumë sfida, ato të tanishme dhe ato afatgjata duke përfshirë këtu programin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, situatën energjetike por edhe nevojën për zhvillim ekonomik, fuqizimin e sundimit të ligjit, perspektivën Evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë. Qytetarët e Kosovës meritojnë një Kuvend dhe Qeveri për tu ballafaquar me këto sfida”, thuhet në kumtesë, transmeton Telegrafi.
Është përgjegjësi e liderëve Kosovarë t’i krijojnë këto institucione por edhe të ndërmarrin reformat e nevojshme që të parandalojnë bllokada të tilla në të ardhmen.
“Shpresojmë që liderët Kosovarë, si në politikë ashtu edhe në shoqërinë civile, do të prijnë në zgjedhjen e kësaj çështjeje duke ofruar propozime konkrete. Një parim primar dhe i rëndësishëm është se deputetët e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës duhet të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të lejojnë fillimin e punës së saj”, thuhet në kumtesë.