Maqedoni, propozim-ligj i ri për administratorët

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) ka propozuar deri te Qeveria ndryshim dhe plotësim të ligjit për administratorët me të cilën kërkon shfuqizim të testeve për kapacitetin intelektual, certifikatave për njohjen e gjuhëve të huaja, ndërkaq propozon dhe ndryshime në mënyrën e avancimit në punë të administratorëve, njofton Portalb.mk.

Sipas sqarimit të MSHIA-së, ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të ligjit për administratë kanë për qëllim që t’i përmirësojnë procedurat për zgjedhje, avancim dhe vlerësim të administratorëve, me çka do të rrite numri i kandidatëve përkatës për punësim, por edhe do të kontribuojë edhe për mbajtjen e kualitetit dhe motivimin e të punësuarve në administratën publike të Republikës së Maqedonisë.

Sipas propozimit, pjesa e provimit për kontroll të kapacitetit intelektual dhe testimi i personalitetit, të përfshirë në ligj, vetëm e komplikojnë procedurën për selektim të kandidatëve për punësim, ndërkaq më pas ndjeshëm nuk kontribuojnë për punësim në bazë të meritave.

Sipas propozimit, sigurimi i certifikatave të pranuara për njohjen e një prej tre gjuhëve botërore, paraqet edhe ngarkim financiar për kandidatët të cilët nuk siguri për punësim të sigurt.

Në lidhje me procedurën për avancim, deri më tani administratorët kanë mundur që të avancohen vetëm me shpallje interne, e cila ka pamundësuar që administratorët të bëjnë karrierë gjatë përvojës së tyre të punës.

Në ligj është e rregulluar se vlerësimi rezulton me masa për efekt të shkëlqyer dhe të dobët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button