QMK: Janë shuar pjesë më e madhe e zjarreve që ishin aktive

Pas reshjeve që sot në mëngjes e përfshinë territori e vendit, pjesa më e madhe e zjarreve që ishin aktive janë shuar, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Krizat të RM-së në raportin për gjendjen deri në orën 11.

Zjarri në afërsi të manastirit Treskavec dhe vendbanimeve Mazhuçishte, Maramorani dhe Gorno Selo, është nën kontroll. Digjet bar i thatë. Në terren ka ekipe të Njësisë Territoriale Zjarrfikëse (NJTZ) të Prilepit. Nga QMK thonë se zjarri është larg nga manastiri Treskavec dhe ai nuk është në rrezik.

Zjarri në afërsi të fshatrave Krushevicë dhe Bonçe është nën kontroll. Ekipet prej sot në mëngjes janë në terren për verifikimin dhe lokalizimin e plotë të zjarrit.

Zjarri në fshatin Nikodin është vënë nën kontroll. Në drejtim të fshatit Farish janë angazhuar të punësuar nga ndërmarrja pyjore “Cërn Bor”- Prilep.

Zjarri pyjor në atarin e fshatit Norovë është nën kontroll. Digjet bar i thatë dhe pyje të ulëta të lisit. Ekipet janë në terren, ndërsa në varësi të vlerësimeve, ekziston mundësi për angazhimin e mbështetjes nga ajri me aeroplanët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Zjarri, tek vendi i quajtur Fërlogoec në Malin e Bistrës është nën kontroll. Digjet bar i thatë, dëllinjë dhe pyje të ulëta, citohet në njoftimin e Qendrës për menaxhim me krizat e Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button