Zbulohet misioni i katër senatorëve amerikanë në Tiranë

Një ditë më parë u raportua se katër senatorë amerikanë kanë mbërritur në Tiranë në një mision faktmbledhës.

Të paktën dy njoftime zyrtare mbërritën në redaksitë e Tiranës.

Një nga takimi i presidentit Ilir Meta me senatorët dhe një nga takimi i disa zyrtarëve demokratë me delegacionin amerikan, transmeton MAPO.

Opozita thotë se u ankua se prej katër vitesh vendi është nën diktatin e një qeverie të inkriminuar.

Por cili është misioni i senatorëve?

Huffington Post shkruan se ata janë takuar me lideren e opozitës iraniane, Maryam Rajavi, që drejton Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (KKRI).

Takimi i senatorëve Roy Blunt, John Cornyn, Tom Cotton dhe Thom Tillis vjen në kulmin e gushtit, kur politika është përgjithësisht pasive.

Liderja e opozitës iraniane i ka falenderuar senatorët për ndihmën që ka dhënë SHBA për zhvendosjen e sigurt të këtij grupimi në Tiranë.

KKRI është një koalicion politik që bën thirrje për ndryshimin e regjimit në Iran dhe shihet si një kërcënim i mullahëve të Teheranit.

Kjo është një tjetër vizitë e profilit të lartë, ndërsa në prill ishte senatori John McCain që vizitoi opozitën iraniane në Shqipëri.

Kjo vizitë vjen në kohën kjur Uashingtoni ka lajmëruar sanksione të reja ndaj Iranit për testimet balistike dhe mbështetjen ndaj terrorizmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button