Rekord në Portugali, 220 zjarre brenda një dite

Portugalia është duke bërë përpjekje që të vë nën kontroll zjarret, pasi në këtë vend të Evropës Jugore të premten u regjistrua shpërthimi i numrit më të madh të zjarreve brenda një ditë në vitin 2017.

Institucioni i mbrojtjes civile të Portugalisë, që koordinon përpjekjet që zjarret të shuhen, sot njoftoi se të premten është regjistruar rekord për këtë vit prej 220 zjarreve.

Të shtunën në mëngjes janë mobilizuar mbi 2.500 zjarrfikës me mbi 800 automjete dhe 15 njësite ajrore për t’u përballur me zjarret.

Portugalia është goditur rëndë me zjarret gjatë kësaj vere, e cila karakterizohet me temperatura të larta dhe reshje të dobëta të shiut. Në muajin qershor në zjarret vdekjeprurëse të pyllit kanë humbur jetën 64 njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button