RD e Kongos, 117 të vdekur nga kolera

Në Republikën Demokratike të Kongos nga epidemia e kolerës e cila u shfaq muajin e kaluar humbën jetën së paku 117 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë, nga 3140 persona të cilët janë prekur nga epidemia e kolerës që nga 11 korriku në pjesën lindore të vendit, 117 persona kanë humbur jetën.

Në deklaratë thuhet se përkundër uljes së numrit të rasteve të reja, vazhdon rreziku i përhapjes së epidemisë edhe në rajonet tjera.

Sipas informacioneve të Organizatës Mjekët pa Kufi kjo epidemi është shkaktuar nga mungesa e higjienës dhe ujit të pastër të pijshëm.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) gjatë vitit të kaluar në këtë vend janë regjistruar 18 mijë raste të kolerës ku 517 prej tyre kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP