Qendra për Menaxhim me Kriza: Fshati Kondovë nuk është në rrezik (FOTO/VIDEO)

01:40- Qendra për Menaxhim me Kriza në një informim të jashtëzakonshëm në lidhje me zjarrin në Kondovë thotë se nuk ka shtëpi të kapluara nga zjarri dhe se zjarri ka ndryshuar drejtim, njofton Portalb.mk.

“Sipas informatave që vijnë nga tereni në fshatin Kondovë nuk ka shtëpi të kapluara nga zjarri, drejtimi i zjarrit është ndryshuar dhe fshati Kondovë nuk është në rrezik, ekipet po punojnë në teren. Për çdo informacion të ri, ne do t’ju informojmë në mënyrë plotësuese dhe në kohë”, thuhet në njoftimin e QMK-së.

Nga fotografia e fundit shihet qartë se zjarri është shuar.

—————————————————————————————————————

00:26 –  Qendra për  Menaxhim me Kriza në një informim të jashtëzakonshëm informoi se për shuarjen e zjarrit në Kondovë janë angazhuar 4 cisterna, 25 zjarrfikës, 9 automjete dhe 50 persona nga popullata e vendit.

Ata thonë se është krijuar rrip i automjeteve dhe nuk ka shtëpi të përfshira në zjarrin që ka kapluar Kondovën.

——————————————————————————————————————

11:30– Një zjarr i madh ka shpërthyer në malin mbi fshatin Kondovë.

Në këtë hapësirë ka pasur vatra zjarri edhe gjatë ditëve të kaluara, por u rindez sot në orët e mbrëmjes pasi nisi të fryjë era.

Zjarri është aktiv ende edhe pse tashmë janë ulur temperaturat ndërsa ka vranësira dhe mundësi për reshje shiu.

Zjarri për momentin është lokalizuar në afërsi të xhamisë së këtij fshati ku ka numër të madh të shtëpive ndërsa banorët vazhdojnë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button