Pacolli: Me lutjet e mija për ju po dëshmoj burrëri, tregojeni ju burrërinë tuaj!

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, ka kërkuar që bashkëpunimi ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes duhet të jetë më intensiv, transmeton Telegrafi.

“Në rregull, unë me prezencën dhe lutjet e mija për ju po dëshmoj burrëri (nuk po kërkoj asgjë), por tregojeni ju burrërinë tuaj, leni anash interesat dhe uluni e merruni vesh mes vete”, ka thënë ai.

Postimin e Pacollit mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Postimet e mia të fundit që të zgjidhet problemi i bllokadës në favor të qytetarëve, dhe thirrjet e mija për liderët e partive parlamentare shqiptare që të “sakrifikojnë” nga vetja dhe ta qesin Kosovën në rendin e parë, nuk nënkupton lëvizje apo luhatje nga pozicionet e mia, (siç i quajti dikush për karrierë apo interes – të dyja këto moti i kam dhe i kam realizuar më së miri deri më tash).

Si rezultat i kësaj mu mundësua që të kuptoj dhe të shoh se kush po punon për interesat e vendit e kush për qellime specifike.

Dikush madje më telefonoi dhe më tha ” qendro me ne se e kemi me ta “lartësu BURRERINË”. Më bëri me qesh !!!!

Në rregull, unë me prezencën dhe lutjet e mija për ju po dëshmoj burrëri(nuk po kërkoj asgjë), por tregojeni ju burrërinë tuaj, leni anash interesat dhe uluni e merruni vesh mes vete.

E konsideroj se bashkëpunimi ndërmjet LDK dhe VV të jetë edhe me intenziv edhe pse mundet per lidershipin e dy partive te konsiderohet si “Sfide sakrifice ” por bëjeni atë per rrespekt ndaj votës dhe deputeteve qe ju përcjellin” (sic.), ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP