Presidenti Trump nënshkruan ligjin për kujdesin shëndetësor të veteranëve

Presidenti Donald Trump nënshkruan sot ligjin e ri që zgjeron programin në mbështetje të skemës së kujdesit shëndetësor për veteranët ushtarakë amerikanë.

Për këtë qëllim, legjislacioni i ri parashikon fonde prej 2.1 miliardë dollarësh që do t’i shtohen buxhetit të Departamentit të Çështjeve të Veteranëve, transmeton Zëri i Amerikës.

Programi shëndetësor u mundëson veteranëve ushtarakë të vizitohen edhe në doktorë privatë, pa patur nevojë të presin radhët e gjata të pritjes për të marrë kujdes shëndetësor.

Një tjetër fond prej 1.8 miliardë dollarësh do t’i mundësojë Departamentit të Veteranëve gjithashtu të marrë me qera 28 qendra kryesore mjekësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP