Telefonatë e rremë për bombë në një bankë në Shkup

Një autor i panjohur  përmes telefonit ka paraqitur alarm të rremë se ka një bombë në bankën në rrugën “Naroden front” në Shkup. Pas verifikimit të ekipit të antiterrorizmit nuk është gjetur mjet shpërthyes.

Siç informojnë nga MPB-ja sot në mëngjes në orën 9:35 minuta një i punësuar në bankë ka denocuar se dy herë në bankë ka telefonuar  një person i panjohur, mashkull, i cili në gjuhën serbe ka thënë “dilni jashtë ka diçka rreth bankës”, e më pas ka thënë “ka bombë”.

Ekipi i Antiterrorizmit ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është bërë kontroll  i potë i objektit të bankës dhe nuk është gjetur mjet shpërthyes.

Punohet për pastrimin e plotë të rastit dhe gjetjen e personit që ka bërë denoncim të rremë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button