VMRO-DPMNE la pas vetes infrastrukturë të mjerueshme

Qeveria e udhëhequr nga LSDM punon në zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës, VMRO-DPMNE la pas vetes infrastrukturë të mjerueshme, reagojnë nga LSDM

“Qeverisja e papërgjegjshme dhe e korruptuar 11 vjeçare e VMRO-DPMNE-së la pas vetes mjerim në infrastrukturë. Çdo i ashtuquajturi projekt i VMRO-DPMNE-së ishte simbol i krimit, i pamundësisë dhe korrupsionit, ndërsa lëshimet në seksionin e autostradës Demir Kapi-Smokvicë janë edhe një dëshmi për atë. Me tenderët kriminal, provizionet e dakorduara dhe lëshimet në ndërtimin e autostradave, VMRO-DPMNE ka sjellë dëme të mëdha ndaj qytetarëve dhe ndaj imazhit të Republikës së Maqedonisë”, shtojnë nga LSDM.

Sipas tyre, përkundër qasjes së tillë kriminale dhe korruptive ndaj infrastrukturës, Qeveria e udhëhequr nga LSDM në mënyrë aktive punon në sanimin e dëmeve nga qeverisja e VMRO-DPMNE-së dhe në zhvillim të infrastrukturës.

“Me nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim në infrastrukturë në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, përmes sanimit të përgjithshëm të dëmeve të trashëguara dhe përmes grantit të fituar prej 70 milion eurosh për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë, Qeveria e udhëhequr nga LSDM e kthen imazhin e dëmtuar të Republikës së Maqedonisë dhe punon në zhvillimin e saj, përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës”, shtojnë nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button