Floktarja ndryshon pamjen e adoleshentes që vuante nga depresioni

Kayley Olsson, një floktare 20-vjeçare nga Waterloo e Kanadasë, ka treguar përvojën e saj me një kliente të rrallë.

Në sallonin e saj kishte hyrë një 16-vjeçare, një vajzë e re e cila vuante nga depresioni dhe i kishte kërkuar ndihmë për pamjen e saj, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

“Sot kisha një nga përvojat e mija më të vështira. Kisha një kliente 16-vjeçare, të cilën dua ta mbajë anonim, e cila po vuante nga depresioni me vite të tëra edhe pse e re”, ka thënë Olsson.

Floktarja këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook-un e saj, që brenda pak minutash mori pëlqime të shumta.

Olsson, jo vetëm që e kishte marrë në konsideratë sëmundjen e saj, ajo u soll me të si me një shoqe të saj, dhe brenda pak orësh e ndryshoi të tërën.

Olsson ka thënë se adoleshentja po ndihej e turpëruar nga shoqëria e madje e pavlefshme.

Adoleshentja kishte një problem nga i cili nuk mund as t’i ledhatonte flokët pasi kishte dhimbje të mëdha, e lëre më t’i krihte.

Por floktarja nga Waterloo, këtë ia mundësoi duke e shndërruar tërësisht atë.

“Bëra të pamundurën të mos ia prisja flokët. Doja që ajo të kishte flokë e madje edhe të dukej bukur. Më theu zemrën kur e pashë”, ka thënë ajo.

Tutje ajo ka treguar se sa orë i janë dashur që ajo t’ia kthej flokët në normalitet.

“Pasi kalova dje 8 orë dhe sot 5 orë të tjera, më në fund e bëra vajzën të buzëqesh e të ndihet njësoj sikur ne, me vlerë”, ka shkruar ajo.

auto_20638104_10203547557204807_4703859134630652342_n1502534926

auto_20663754_10203547556604792_1130627248075066110_n1502534927

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button