VMRO: LSDM do jap llogari më 15 tetor për paaftësinë për tu përball me sfidat

Nga VMRO-DPMNE kanë akzuar përsëri LSDM-në si fajtore për situatën me zjarret në vend.

“Gjysma e Maqedonisë po digjet, ndërsa Ljupço Nikollovski shëtitet nëpër plazhe jashtë vendit. Për më pak se tre muaj doli në pah paaftësia dhe neglizhenca e Qeverisë së LSDM-së për problemet dhe nevojat e qytetarëve të RM. Paaftësia e lejoi që zjarret në mbarë vendin të përhapen në mënyrë të shpejtë dhe të vënë në rrezik jetën, shtëpitë dhe pronat e qytetarëve”, thuhet mes tjerash në kumtesën e sotme të VMRO-së, përcjell Alsat M. 

Nga VMRO theksojnë se si pasojë e zjarreve në këtë periudhë u dogjën mbi 2.500 hektarë sipërfaqe pyjore ose masë druri prej rreth 12.000 metra kub.

“Për këtë punë të papërgjegjshme dhe paaftësi për t’u përballur me sfidat dhe për t’i zgjidhur problemet e qytetarvëe, LSDM do të japë llogari më 15 tetor”, përfundon kumtesa e e VMRO-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP