Fuqia e diellit (kuptimi i një simboli)….

Të gjithë jetojmë nën dritën e diellit, po shumë pak prej nesh e njohin si simbol. Zbulojeni!

Që nga fillimi i kohërave e deri më sot, asnjë simbol më shumë sesa dielli nuk ka marrë kaq vëmendje gjatë njerëzimit. Dikur, topi i madh prej zjarri mbi qiell konsiderohej i shenjtë, madje sot, edhe pse është zbuluar gjithçka rreth tij nga shkenca, ende ka një hije misteri. Burim i gjithë fuqisë së dritës dhe kozmosit, Dielli ka qenë simbol i gjithanshëm për njerëzit gjatë historisë, aq sa nuk kanë hezituar ta personifikojnë me Zotin. Thuajse në çdo kulturë, grafikat e verdheme me fije zjarri, kanë zënë një vend dominues, po ashtu në besimet pagane dhe fetare, deri në jetën e përditshme përmes dekorimeve, duke u afruar deri me hyjnoren, shkruan Borodo.al. 
Simbolizmi i diellit gjendet lehtësisht në art dhe letërsi. Njerëzit i thurin lavde madhështisë, dritës, fuqisë, vitalitetit dhe burimit të tij të dritës dhe jetës. Në Egjiptin e lashtë, Horusi përfaqëson diellin në agim, Osirisi në mesditë dhe Ra zenitin e tij. Po ashtu, grekët e lashtë e identifikonin me syrin e Zeusit, në mitologjinë Hindu ishte syri i Varunës, konsiderohet ripërtëritës hyjnor.
Ky është një prej objekteve që konsiderohet më fatsjellësi. Mos u habisni kur e shihni në formë bizhuterie, as në formën e pikturave të vendosur në qendër të shtëpisë, apo e dizenjuar direkt mbi lëkurë në formë tatuazhi apo veshjet e stilistëve. Në thelb, kuptimi i diellit është fuqi e pashtershme, ndaj edhe mbajtja e tij nënkupton në mënyrë të vazhdueshme energjinë që nuk resht kurrë. Në shumë kultura ai është simbol i mashkullit, ndaj vendoset në kokën e krevatit që natën e parë të martesës për të qenë i fuqishëm dhe plot energji, në mënyrë që jeta që sapo ka nisur, të jetë e shëndetshme. Në rastet kur meshkujt kanë probleme me impotencën, apo nuk arrijnë të lindin, ata mbajnë varësen e diellit, e cila rigjeneron forcat. Po ashtu, të mbash në veshjen tënde një objekt simbolik apo një qëndisme që tregon diellin, do të thotë se keni nevojë të hyni në kontakt me një forcë, energji superiore dhe të krijoni kontakt harmonie me vetëdijen.
Simboli i diellit ka një gamë të gjerë kuptimesh, që lidhen me shëndetin, paranë, mbarësinë dhe suksesin.
Zakonisht mbi krevatin e fëmijëve të sapolindur, gjithmonë vizatohet një simbol i tillë, në mënyrë që kjo fuqi t’i mbrojë të vegjlit dhe t’i rrisë sa më shëndetshëm. Kur hap një biznes të ri, është mirë që të vendosni objekte që kanë lajtmotiv diellin, ç’ka mendohet se është diçka e cila favorizon një nismë të re, e cila po lind. Mund të përdorni në interior vazo, piktura, qilima apo orendi që e kanë atë në qendër, duke dhuruar energji pozitiviteti. Në kulturën e diskutuar masonike, simboli i diellit është një rreth me një pikë në mes, çka e shpjegon si një burim të pashtershëm. Flitet se ishin ata që zgjodhën atë për ta vendosur në kokën e Statujës së Lirisë.
Në folklorin shqiptar, këtë simbol e ndeshim kryesisht në Veri, duke u shfaqur në formë kryqi, e ngjashme me svastikën. Po ashtu xhubleta e Dukagjinit është pjesë e dekorit, çka tregon se edhe ilirët e kanë pasur atë pjesë të jetës së tyre të përditshme. Shpjeguesit e ëndrrave, e lidhin praninë e diellit në gjumë, si një ndryshim i pritshëm që do të ndodhë së afërmi, sidomos kur është i ndritshëm, ndërsa kur nuk është i plotë, parashikohen situata brengash. Edhe në astrologji, dielli zë një vend të plotë. Edhe pse nuk është një planet, por thjesht një yll, ai bën pjesë në yjësinë e zodiakut dhe është më i rëndësishmi, bashkë me ashendentin e Hënës. Dielli dhe hëna si simbole shfaqen shpesh me dy gjysmë fytyra, simbol i të mirës dhe të keqes, dritës dhe errësirës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP