Kriza humanitare në Gaza, nuk ka ilaçe dhe energji elektrike në spitale

Komiteti palestinez për luftë kundër okupimit, gjendjen humanitare në Gaza e cilësoi si katastrofike, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i komitetit, Jemal el-Hudari, tha se situata në të gjitha sektorët në Gaza është aq e përkeqësuar, saqë është vështirë të përmirësohet.

“Veçmas në sektorin mjekësor kemi mungesë të barnave. Të sëmurët nuk kanë mundësi udhëtimi për kurim”, sqaroi Hudari.

Ai theksoi se spitalet, fabrikat dhe shtëpitë në Gaza nuk kanë energji elektrike dhe asnjë institucion nuk mund të punojë punën e vet. “Situata e tillë është madhe dhe sektorët në Gazë i ka sjellë në krizë të thellë”, shtoi Hudari.

Izraeli nga viti 2006, kur Hamasi fitoi në zgjedhje, mban Gazën në bllokadë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button