QMK: Sërish aktiv zjarri në afërsi të Treskavecit

Zjarri në afërsi të manastirit Treskavec dhe vendbanimeve  Mazhuçishte, Maramorani dhe Gorno Selo, sërish është aktiv.  Në drejtim të fshatit Zabraçani digjet bar i thatë. Në terren ka ekipe të Njësisë Territoriale Zjarrfikëse (NJTZ) të Prilepit dhe banorë vendorë, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK).

Zjarri, tek vendi i quajtur Fërlogoec në Malin e Bistrës është ende aktiv. Digjet bar i thatë, dëllinjë dhe  pyje të ulëta. Në terren ndodhet ekipi i Ekonomisë pyjore “Lopushnik” për të ndërmarrë masat e caktuara për lokalizimin e tij.

Sipas QMK, zjarri në atarin e fshatit Greshnicë momentalisht është nën kontroll  dhe është i rrethuar me brez mbrojtës.Gjithashtu është shuar edhe zjarri  në rajonin e Çashkës, në atarin e fshatrave Smilovc dhe Popadia.

Zjarri në atarin e fshatit Galishtë është aktiv. Gjithashtu, zjarri në vendin Mushov Grob është  aktiv në një rajon shkëmbor dhe të vështirë. Për shuarjen e tij gjatë ditës së sotme janë angazhuar të punësuar në Ekonominë pyjore “Bor” të Kavadarcit.

Gjithashtu, siç njoton QMK, aktive janë edhe zjarret në Gumalevë (Dejkovec), zjarri midis fshatrave Nikishtani dhe Graçani, ku digjen pyje të përziera. Ekipet e angazhuara vazhdojnë edhe sot me  aktivitetet për shuarjen e tyre.

Vazhdojnë të jenë aktivë zjarret në fshatin Krushevicë, në një terren të vështirë, si dhe zjarri në fshatin Nikodin në drejtim të fshatiti Farish.

Zjarri në fshatin Gurgurnica, komuna e Bërvenicës pas intervenimeve të mbrëmshme nga ana e ekipeve të angazhuara dhe  ndihmës së banorëve vendorë dhe ndihmës së helikopterëve është vënë nën kontroll.

Zjarri në fshatin Koritë, të komunës së Gostivarit, ku është përfshirë bar i thatë dhe bimësi me shkurre të ulëta, është nën kontroll dhe vëzhgohet vendi i përfshirë nga zjarri, por nuk është shuar tërësisht. Është bërë brez rreth zjarrit që të mos përhapet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button