“Katimerini”: Sofja, Shkupi dhe emri

Siç po afrohet vjeshta, si çdo vit, kemi marrë informacione, zakonisht me rrjedhje, në lidhje me emrin e Shkupit, shkruan “Katimerini” në komentin me titull “Sofja, Shkupi dhe emri”.

Sipas gazetës “deri më tani nuk janë marrë hapat esenciale dhe vetëm janë konfirmuar pozitat e fuqishme të Shkupit dhe Athinës me përkujtimin se të dyja palët veç më kanë bërë lëshime”.

“Tani, për herë të parë në vitet e fundit kemi disa të dhëna të reja, të cilat nën kushte të caktuara, mund ta pengojnë procesin, por megjithatë jo para zgjedhjeve lokale në tetor në Shkup”, informon “Katimerini”.

Në tekst përkujtohet se deri në fillim të verës, Greqia “duhej të luftojë kundër Gruesvkit dhe histerisë së tij nacionaliste”.

“Kjo na u përgjigj dhe na dha argumente që ta pengojmë perspektivën euro-atlantike të vendit”, komenton “Katimerini” duke shtuar se lajmi paraprak “ka zgjeruar helm antigrek në mendimin publik”.

Lajmi i parë për Greqinë, nga afrimi midis Sofjes dhe Shkupit veç më ka arritur, thekon “Katimerini” duke shtuar se “para se boja të thahet nga nënshkrimi i marrëveshjes për miqësi, ministrja bullgare e Punëve të Jashtme Zaharieva deklaroi se Sofja nuk pajtohet që emri i IRJM-së të përmbajë përcaktim gjeografik, siç është Maqedonia Veriore ose e Poshtme, sepse kjo mund të fsheh aspirata për ‘Maqedoni të Pirinit’, pjesa nga Maqedonia e vjetër e cila i ka takuar Bullgarisë”.

“Duke e pas parasysh atë se Shkupi veç më ka hedhur poshtë formulë gjeografike, ata tani kanë fituar edhe aleat në Bullgari, e cila deri dje ishte aleate e Greqisë. Kështu, jozyrtarisht u krijua ‘front’ i Sofjes dhe Shkupit kundër ‘vijës së kuqe’ të Athinës për emrin e ndërlikuar me përcaktimin gjeografik për të gjitha përdorimet (erga omnes), konkludon gazeta dhe në fund shton se punët edhe më shumë po komplikohen nëse në tërë këtë jepet kundërshtimi kategorik i Kamenos, partneri i SYRIZA-s në Qeverinë greke, i cili nuk pranon që emri ta përmbajë ‘fjalën Maqedoni ose derivat të tij'”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP