Të paktën 23 kryengritës sirianë e kanë humbur jetën në një sulm vetëvrasës në afërsi të kufirit me Jordaninë

Të paktën 23 kryengritës sirianë e kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra janë plagosur dje në një sulm vetëvrarës në Sirinë jugore, në afërsi të kufirit me Jordaninë, kumtoi Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut.

Sulmuesi me bombë është ngritur në erë duke e aktivizuar rripin me mjet shpërthyes në bazën e “Xhaish al Islam” (Armata e islamit), në afërsi të pikës kufiritare Nasib.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por xhihadistët e lidhur me Shtetin Islamik tani më disa herë sulmojnë kryengritës në Sirinë jugore.

Vendkalimi kufitar Nasib gjendet në provincën Dara, të ndërmarrë nga grupacionet kryengritëse në prill të vitit 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button