Sot është Dita ndërkombëtare e të rinjve

 Agjencia е Rinisë dhe Sportit së bashku me Këshillin nacional për të rinj të Maqedonisë sot me rastin e Ditës ndërkombëtare të të rinjve organizon debat dhe shoqërim në Parkun e qytetit tek Guacka.

Debati do të përkushtohet për Garancinë e të rinjve si një prej masave parimore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Garancia e të rinjve ofron shans për vende pune të subvencionuara, punësim të të rinjve, trajnime, programe për vetëpunësim, pilot programe për të rinj sipas nevojave lokale.

Në debat është paraparë të flasin drejtori i Agjencisë së Rinisë dhe Sportit, Darko Kaevski, deputeti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Stefan Bogoev, si dhe kryetari i Këshillit kombëtar të të rinjve të Maqedonisë, Bllazhen Maleski,

Është paraparë edhe pjesa interaktive ku të pranishmit do të shtrojnë pyetje, do të japin propozime dhe sugjerime për përforcimin e rolit të të rinjve në shoqëri.

Pas përfundimit të debatit do t’ju ndahen falënderime shkencëtarëve të rinj dhe mentorëve të tyre të cilët kanë fituar medalje të bronzit në olimpiadat ndërkombëtare për fizikë, matematikë, kimi dhe informatikë. Gjithashtu, do të vijojë edhe programi argëtues kulturor, me rok bende dhe dixhej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button